Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:04 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Superbiznesmeni i arrestuar pėr vrasjen e turistit nė Himarė
04/08/2016
Njė ditė pas goditjes pėr vdekje tė njė turisti rus nė plazhin e Livadhit, nė Himarė, policia ka arrestuar njė 44-vjeēar nga Elbasani. Ai ėshtė biznesmeni Fatmir Kuēi, pronar i njė kompanie tė fuqishme ndėrtimit, "Victoria Invest" me qendėr nė Elbasan, e cila ka shtrirė aktivitetin e saj nė tre shtete, Shqipėri, Kosovė, Maqedoni. Biznesmeni i fuqishėm dispononte njė motorskaf me tre motorė si dhe disa mjete tė tjera lundrimi, tė cilat u sekuestruan nga policia pasditen e djeshme. Mjetet ishin pa dokumentacionin pėrkatės. Fatmir Kuēi njihet dhe pėr lidhjet e tij me Partinė Demokratike dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha, teksa figuron tė jetė sponsor i disa fushatave elektorale tė demokratėve. . Fatmir Kuēi u vu nė prangat e Policisė sė Vlorės, pasi ditėn e djeshme rreth orės 11:00 nė zonėn bregdetare tė quajtur "Livadh" i Himarės, ai ka qenė duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin "Black Arrow". Dyshohet se Kuēi ka dėmtuar aksidentalisht turistin rus Denis Kaiumov, i cili ka gjetur vdekjen pėr shkak tė plagėve tė marra, nė spitalin e Himarės. Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese nė pėrdorim dhe nė pronėsi tė Kuēi-t, mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin "Black Arrow", 11.73 m i gjatė dhe 3.20 m i gjėrė, me 3 motorė - 275 KF secili si dhe mjetin lundrues motor-deti me emrin "Viktoria-3", pa dokumentacion pėrkatės. Kapiteneria Durrės: Skafi i regjistruar nė Maltė Ndėrkohė, kapiteneria e Durrėsit bėri tė ditur pėr Shqiptarja.com se mjeti lundrues skaf, ishte i regjistruar nė Maltė dhe i pajisur me flamur maltez. "Ēertifikatat janė lėshuar nga administrata detare malteze. Ai (Kuēi) ka lundruar me mjet tė huaj. Ēdo turist mund tė vijė nė Shqipėri me mjet tė huaj, mjafton tė paraqesė dokumentet. Dokumentet nuk janė lėshuar nga administrata jonė, por ajo malteze", thuhet nė reagimin Kapitenerisė Detare, Durrės. Mėsohet gjithashtu se mjeti nuk ėshtė zhdoganuar nė Shqipėri, pasi ėshtė marrė pėr pėrdorim turistik gjatė sezonit tė verės. ( b.h/Shqiptarja.com )
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha