Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Drejtori i IT-sė sė Hipotekės pas super-tenderit tė byzylykėve
10/08/2017
Skandali i 300 byzylykėve elektronikė, tė destinuar pėr tė burgosurit, blerė pėr 1.5 milionė euro nga ministria e Drejtėsisė nė mars tė vitit 2017 dhe qė, sipas po kėsaj ministrie, tashmė ishin zhdukur, ngre dyshime tė mėdha mbi tri kompani private qė kanė fituar tenderin pėr furnizimin me kėto aparatura. Nga njė investigim i kryer ditėve tė fundit prej Shqiptarja.com, rezulton se tenderi ishte hapur nga ministria e Drejtėsisė mė 30 dhjetor 2016, kur ministėr nė detyrė ishte Ylli Manjani. Tenderi paraqet shumė pika tė errėta: 1 – Nė garė morėn pjesė shtatė firma, por plot pesė prej tyre, nė mėnyrė tė ēuditshme, nuk paraqitėn as ofertėn ekonomike (pse morėn pjesė atėherė?) 2 – Komisioni i Vlerėsimit e lexoi tė gjithė dokumentacionin e paraqitur nga shtatė kompanitė dhe shpalli fituesin nė mė pak se 48 orė. 3 – Bashkimi i Operatorėve qė fitoi tenderin me vlerė 196 milionė lekė tė reja e shkatėrroi konkurrencėn duke bėrė njė skonto prej vetėm 2 milionė lekėsh tė reja (sa 1% e vlerės totale) 4 – Nė njė muaj kohė, Bashkimi i Operatorėve nėnshkroi kontratėn pėr furnizimin me 300 byzylykė elektronikė dhe me software-in e administrimit tė tyre, siguroi tė gjithė materialin nga jashtė vendit, realizoi njė aplikim tė ndėrlikuar telefonik, e dorėzoi dhe arkėtoi 150 milionė lekėt e reja tė para nga ministria (njė afat me tė vėrtetė rekord pėr tė pėrfunduar punėn).
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha