Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 01:35 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Vlerėsimet e kolegėve pėr Hajrie Rondon
10/09/2017
Pėr aftėsitė e larta profesionale dhe talentin e spikatur, Harie Rondo ėshtė vlerėsuar nga kritika dhe figura tė shumta tė artit skenik shqiptar. Dhimitėr Anagnosti e Viktor Gjika, dy tė regjisorėt e mėdhenj tė filmit shqiptar e vlerėsuan talentin nė rritje tė saj dhe e zgjodhėn Rondon pėr rolet e tyre tė veēanta. Ajo mbeti njė mit me rolin e saj tek Filmi i Anagnostit “14 vjeē dhėndėr”. Miti i Hajrie Rondos lidhet me dhuntitė e saj natyrore dhe tė kultivuara, me talentin dhe karakteristikat mė tė dukshme tė personalitetit tė saj artistik. Kritiku i artit dramatik, Josif Papagjoni e konsideron atė njė “artiste tė shquar” e cila, nė sajė tė “vullnetit ka arritur kuotat e epėrme tė artit”. Ai e cilėson atė “aktore tragjike” pėr rolet pikante qė ka luajtur nė dramėn e Artur Milerit, “Shtrigat” e Salemit”, si dhe nė dramat e Agollit, “Gjėmimi i atij dimri” dhe “Baladė pėr nėnėn”. Sepse Hajrie Rondo, thotė ai, “kap substratin sublim tė artit”. Papagjoni thotė se “interpretimet e saj spikatin pėr dashuri njerėzore, temperament, ndjenjė, pėrjetim tė thellė me frymė shqiptare, ekspresivitet, formė e elegancė, ritėm e dinamikė. Me talentin e saj tė rrallė ajo ka vizatuar plot bukuri e mjeshtėri figura grash e nėnash sa tė ashpra e krenare, plot dinjitet, po aq tė buta e mallėngjyese e shpesh me humor. E mrekullueshme ėshtė ajo posaēėrisht nė zhanret e komedisė ku spikat pėr burteskun e groteskun lumturisht tė harmonizuara me tė vėrtetėn, karakterin dhe natyrshmėrinė.”
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha