Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:56 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
80-vjetori,pėrkujtohet Anton Pashku konferencė nė Bibliotekėn Kombėtare
14/11/2017
Anton Pashku, mjeshtri i penės sė letėrsisė shqipe, ėshtė pėrkujtuar nė Bibliotekėn Kombėtare me rastin e 80-vjetorit tė lindjes. Romani i njohur “Oh”, tregimet e tij antologjike, letėrsia pėr fėmijė, dramaturgjia dhe cikle tė tjera tė krijimtarisė sė Anton Pashkut janė diskutuar pėrgjatė konferencės nė kumtesat e studiuesve dhe kritikėve nga Shqipėria e Kosova. E pranishme ishte dhe vajza e Anton Pashkut, Lulja. Nė Bibliotekėn Kombėtare ekspozita kushtuar Anton Pashkut ka sjellė pėr herė tė parė pėr publikun nė Shqipėri rrugėtimin e veprės sė tij, faksimile tė botimit tė shkrimeve tė para, botimeve tė sistemuara, raporteve qė vepra e tij ndėrtoi me kritikėn letrare nė bashkėkohėsinė e vet e mė gjerė. Kjo ekspozitė sjell gjithashtu edhe njė dokumentim tė shtypit tė kohės, lidhjeve tė rėndėsishme e miqėsore tė autorit me intelektualėt e kohės. Anton Pashku ka lindur nė vitin 1937 dhe u largua nga jeta nė vitin 1995. Qė kur nisi botimet e para nė vitin 1955 pena e Anton Pashkut vijoi deri nė fund tė mbetej nga mė uniket dhe autentiket nė letėrsinė shqipe.
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha