Ish-drejtuesit e shkarkuar të policisë në protestë: Të ikë Xhafa, vendi ende probleme me kanabisin

6 Qershor 2018, 14:39 | Përditesimi i fundit: 2018-06-06 16:04:39

Policët e shkarkuar nga detyra pas ardhjes së PS në pushtet kanë protestuar ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Aleks Hajdari, kryetar i Shoqatës së Policëve në Lirim 2013, ka bërë deklarata të forta lidhur me kultivimin e kanabisit në vend. Handari theksoi para Ministrisë së Brendshme se janë mbi 100 tonë kanabis sot në tunele e magazina gati për t’u trafikuar në tregjet e vendeve të BE.

Ne do përshkallëzojmë protestat, nëse kërkesat tona nuk merren parasysh. Askush nuk e beson që nuk ka më asnjë rrënjë kanabisi në vendin tonë. Ju siguroj që mbi 100 tonë kanabis sot janë gjendje në tunele e magazina, të bëra gati për t’u transferuar në vendet e BE. Kjo sasi është e mjaftueshme për të furnizuar për 3-4 vite tregun evropian.

Aleks Hajdari, kryetar i Shoqatës së Policëve në Lirim 2013