'Je lojtar i vjetër dhe i lodhur', Rama batuta me Lesin: Do ikësh në Maqedoni i veshur si Fatos Nano

13 Nëntor 2018, 23:04

Nuk munguan as batutat në "Repolitix" ku për më shumë se dy orë, kryeministri Edi Rama u përball me gazetarët Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi. Ishte ky i fundit që 'ngacmoi' kreun e qeverisë, por edhe përgjigja e kryeministrit nuk mungoi po përmes batutës.

Batutat e Ramës me Nikollë Lesin

Nikollë Lesi: Ti je kryeministër, unë jam lojtar i vjetër. 

Edi Rama: Je i vjetër dhe i lodhur. Me atë “Kohën tonë”? 

Nikollë Lesi: Kam informacion, do të të rrethojnë zyrën, do të ngjiten para zgjedhjeve, më vjen keq se do ikësh si Fatos Nano. Bëre keq që the “i lodhur”. E kam provuar me Berishën dhe Nanon…

Edi Rama: S’je i lodhur nga unë, ti je i lodhur nga jeta…

Nikollë Lesi: Uroj të mos vishesh si Fatos Nano kur iku në Maqedoni…

Edi Rama: Fillove me këto tani?