Kaosi tek Krimet e Rënda, Donika Prela shmang mediat, shfaqet përkrah prokurorit “rebel” Blerim Tominaj

22 Shtator 2018, 14:17

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela e shfaqur për herë të parë publikisht para mediave që nga dita e emërimit të saj në detyrë. Pas situatës së tensionuar që po kalojnë Krimet e Rënda refuzon të përgjigjet për mediat. Prela ishte e pranishme në ambientet e Policisë së Shtetit e shoqëruar dhe nga vartësi i saj Blerim Tominaj, prokurori i dosjes që çoi në pranga grupin kriminal “Bajri”, por pyetjes se ç’po ndodh në prokurori iu përgjigj me heshtje.

Prela mbërriti dhe u largua nga drejtoria e Policisë e shoqëruar nga një prej 10 prokurorëve “rebel”. Siç shihni dhe  në këto pamje krah saj përgjatë konferencës ishte prokurori Blerim Tominaj i cili për 5 muaj ka hetuar intensivisht së bashku me strukturën Forca e Ligjit aktivitetin kriminal të këtij grupi.

Tominaj u vu dy ditë më parë në hetim disiplinor si prokurori që refuzoi të ishte pjesë e shortit për të zëvëndësuar Eneid Nakuçin dhe Elisabeta Imerajn në dosjen ndaj Emiljano Shullazit.