Kaosi tek Krimet e Rënda, gazetari Artan Hoxha në ‘5 pyetjet’: Prokurorët kanë frikë për dosjen Shullazi

24 Shtator 2018, 21:15 | Përditesimi i fundit: 2018-09-24 22:15:19

v

Kaosi i krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku 10 prokurorë refuzuan shortin për të marrë në dorë hetimin e çështjes ‘Shullazi’, është diskutuar në studion e Report Tv, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”. Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka treguar që nga fillimi ngërçin që ka patur në hetimin e kësaj dosjeje. Hoxha ka thënë se pas arrestimit, Shullazi u hetua nga dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj, të cilët në fazën përfundimtare u larguan nga detyra.

Një rast tjetër, që është rasti kur për 30 minuta u fshinë të gjithë skanerat e prokurorisë. Dhe në atë kohë, më shumë bëri zhurmë ambasada. S’është çudi që në prokurori të ketë ndodhur një debat i tillë. Situata do shkonte në këtë pikë dhe u agravua se kemi ardhur në përfundimin e çështjes Shullazi. Unë kam denoncuar gjobat më të mëdha që iu janë vënë biznesmenëve në vend. Menjëherë pas emisionit, prokurorët kanë nisur procedimin, dhe përgjimet. E kam lënë të kuptohet kush e kishte vënë gjobën. Po ta shohësh në dosje, janë 4-5 biznesmenë. Janë kompani serioze. Më 9 shkurt dhe më 16 ka ndodhur rasti i Mynyr Konit, ku u denoncua publikisht nga Berisha. Në bazë të këtyre u hetua çështja Shullazi. Shullazin nuk mund ta mbash më në burg, pasi duhet ndryshuar masa e sigurisë.

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, Hoxha ka thënë se shtyrja e gjyqit të Shullazit dhe grupit të tjerë të të arrestuarve, ka qenë një taktikë për të pritur largimin e ambasadorit amerikan Donald Lu. Sipas Hoxhës, prokurorët kanë frikë të hetojnë grupin e Emiljano Shullazit.

Në 3-4 muajt e fundit, s’po zhvilloheshin më seancat e fundit, pasi ka qenë një taktikë, u prit që ambasadori Lu të përfundonte mandatin. Sapo Lu mbaroi mandatin, u bë tentativa për të dalë në konkluzione. Dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj, në momentin e fundit, Nakuçi largohet nga Shqipëria me raport për gjendjen e tij shëndetësore. Prokurorja tjetër, Elisabeta Imeraj emërohet si e komanduar në krye të prokurorisë së Tiranës. Pse duhet një prokuror tjetër, kur Elisabeta Imeraj duhet vetëm të shfaqë pretencën në gjykatë. Kanë konflikt interesi me Besim Hajdarmatajn, sepse mendojnë se procedimi për Konin është bërë për shkak të ndikimit politik tek Hajdarmataj.

Marku i ka kërkuar Prelës të zgjidhë çështjen, Hajdarmataj ka thënë se nuk është e ligjshme që ta marrë çështjen në këtë moment. Sepse dosja është edhe sensitive, por ka edhe frikë. Kur prokurorët që kanë grumbulluar fakte dhe prova largohen, ata duan t’i bëjnë bisht. Në këtë moment, zgjidhja e Markut, ka problem. Sepse Marku s’ka tagër të bëjë emërime. Ajo s’ka tagër të tillë. Nga ana tjetër, ata thonë se kjo çështje ka 2 prokurorë. Kush është më e rëndësishme, të drejtohet prokuroria e Tiranës, apo të hetohet një çështje kaq e madhe?

U propozua shorti, prokurorët e refuzuan, shkelja është e dyanshme. Është gjetur një zgjidhje mekanike. Në këto kushte, kur prokurorët u rebeluan, dhe u morën masa për 3 ndaj tyre, atëherë çështja u zgjidh me hedhjen e shortit me 4 prokurorë të tjerë. Këta prokurorë do të kërkojnë masën për Shullazin dhe të tjerët. Do të jenë Besim Hajdarmataj, zv.prokurori i çështjes Tahiri, dhe 2 të tjerë. Deri më sot, për këtë është bërë zhurma e madhe.

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv

    No videos found.