Kishin mbushur ‘Benz’-in me armë dhe municione, prangosen dy të rinj në Durrës

13 Nëntor 2018, 10:00

DURRËS-Dy të rinj janë arrestuar, pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe municione. Të arrestuarit janë Kevin Mburimi 18 vjeç dhe Rei Hodo 22 vjeç, të dy banues në Durrës.

Sipas policisë, dy të rinjtë janë kapur mbrëmë në lagjen Nr.16, pasi në mjetin tip Benz ku po udhëtonin gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan;

• dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm
• një pistoletë tip " Blou"Mini;
• 2 krehera, 25 fishekë;
• një përdorues grushti.

Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi dy mujor në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municioneve"në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.