Kongresi i Parë i infermierëve shqiptarë, Rama: Kurrë më partitë s'do të përcaktojnë infermierët

10 Maj 2018, 20:33

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Kongresin e parë të Infermierisë shqiptare të organizuar në Tiranë.

Rama lartësoi rolin e grave infermiere dhe u kërkoi burrave që të mos u mbetej qejfi për këtë, sepse sipas tij gratë janë më pak të korruptueshme.

Kryeministri paralajmëroi se infermierët do të kenë një tjetër rritje page sivjet.
Rama tha se në shëndetësi do të krijohet një portal i posaçëm për punësimet.