Korçë, vijon të rritet çmimi i druve të zjarrit, qytetarët: I papërballueshëm

14 Shtator 2018, 20:24

Stina e dimrit po afron ndërsa çmimi i druve të zjarrit vijon të rritet në qytetin e Korcës. Një situatë që është krijuar prej 5 vitesh tashmë në këtë qytet.

Janë vetë qytetarët të cilët pohojnë rritjen e çmimit të druve që ndryshon nga viti në vit. Ndonëse ngelet një çmim i lartë dhe papërballueshëm, përsëri banorët detyrohen t’i blejnë duke qënë se shumica prej tyre ngrohen me dru.

Çmimi është rritur, ka nja 4-5 vjet që është rritur.

Qytetarët

Sikur të mos mjaftonte vetëm çmimi i lartë, duket se edhe cilësia e druve nuk është e njëjtë si më pare që sipas qytetarëve le për të dëshiruar. 

Çmimi është shumë i shtrenjë por nuk më pëlqyen as drutë ishin të kalbura nga mesi.

Qytetarët

Kjo situatë është kthyer në shqetësim për qytetarët korçarë për vitet e fundit. Çmimi i druve sa vjen e rritet ndërsa si formë justifikimi nga ana e tregëtarëve është vendosja e moratoriumit të pyjeve.

E sa i përket kësaj problematike ata që po e vuajnë janë qytetarët Korçar të cilët çdo ditë e më shumë po iu boshatisën xhepat.