Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami sqaron problemin e qytetarit në llogaridhënien e qeverisë

21 Maj 2018, 21:31

Kryeministri Rama ishte sot në Gjirokastër, ndërsa zhvilloi një takim me qytetarët në kuadër të 'Llogaridhënies' për qeverisjen. Në takimin e sot, e pranishme në panel për të dëgjuar problemet e qytetarëve ishte edhe kryebashkiakja, Zamira Rami, e zgjedhur nga LSI tre vite më parë.

Prania e Ramit në panel duket e çuditshme, pasi vjen në një moment kur 'lufta' politike mes shumicës dhe opozitës është nxehur në maksimum, teksa pak ditë na ndajnë nga protesta që PD dhe LSI kanë paralajmëruar ditën e shtunë.