Laboratori i heroinës në Has, burg për tre nga të arrestuarit, lirohen i moshuari dhe gruaja

22 Tetor 2018, 16:37 | Përditesimi i fundit: 2018-10-22 17:18:13

KUKËS - Gjykata e Kukësit ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit e laboratorit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit, pas një seance maratonë e cila nisi që prej paradites.  

Në masën arrest me burg janë lënë tre nga pesë të arrestuarit si Xhevit Shutin, Flamur Çela dhe Vehbi Berushi. Për të moshuarin Mustaf Shuti, Gjykata ka vendosur arrest shtëpie, ndërsa është liruar gruaja Anila Shuti e cila është lënë në detyrim paraqitje.Tre nga të arrestuarit janë pjesëtarë të të njëjtës familje. Mustafë Shuti, 76-vjeç, është babai i Xhevit Shutit, i cili u la në burg, ndërsa gruaja e këtij të fundit, Anila Shuti la qelinë. Caktimi i masave u dha nga qjyqtari Rexhep Karaj. Prokurori i çështjes, Etmond Karriqi kërkoi arrest me burg për të pestë të ndaluarit e këtij rasti, të cilët akuzohen për posedim, përpunim dhe trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Arrest me burg
Flamur Çela

Mustafë Shuti

Vehbi Berushi

Arrest shtëpie
Mustafë Shuti

Detyrim paraqitje
Anila Shuti