Largimi i Xhafës, prapaskenat e dekretit të Lleshit, marrëdhëniet me Greqinë dhe bojkoti i opozitës/ Rama sonte në Report Tv në 20:30

13 Nëntor 2018, 14:12

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv në orën 20:30. Shefi i qeverisë do të jetë përballë një paneli analistësh të përbërë nga Artan Hoxha, Nikoll Lesi dhe Muhamed Veliu për temat më të nxehta të aktualitetit politik.

Pse ndodhi krisja mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Ilir Meta për dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi? A ishte grada e gjeneralit, shkaku i vërtetë i kësaj përplasje apo dicka tjetër krisi marrëdhëniet institucionale mes Ramës dhe Metës? Kush do ta fitojë lojën e shahut pas propozimit të dytë, apo palët do të ndahen me një remi?

A është Sandër Lleshaj ministri i ri i Brendshëm që mund të funksionojë jashtë ndikimit të politikës? Situata e rendit publik dhe si u përgjigjet kryeministri Rama akuzave të opozitës për lidhje të qeverisë me krimin? Lufta kundër kriminalitet, strategjia antikorrupsion dhe ultimatumi për të kapur ‘Escobarin’ e Ballkanit Balili.

Si do vazhdoje lufta kunder bandave, kazinove dhe fake neës? Cfarë po ndodh me marrëveshjen e detit me Greqinë dhe pse po vonohet nënshkrimi i saj? A do të ndikojë ngjarja e Bularatit në marrëdhëniet me fqinjin jugor? Cila është situata ekonomike e vendit dhe sa e rrezikon buxhetin politika e PPP-ve qe po ndjek qeveria?