Lezhë/ Mungon tregu, zadrimorët shesin në rrugë: Tërë ditën në diell për 10 kile bostan

Mungesa e një vendi për tregëtimin e produkteve bujqësore po penalizon banorët e Zadrimës në Lezhë. Më shumë se gjysma e produkteve të tyre  po shkon dëm pasi nuk kanë mundësi tregëtimi. I vetmi vend ku zadrimorët shesin prodhime bujqësore janë rrugën nacionale, e ky fakt shpesh u ka vënë në rrezik jetën.

Eshtë një ndër zonat me rendimet mjaft të lartë në bujqësi, por mungesa e një tregu po i penalizon banorët e kësaj zone.

Në këto kushte fermeret e Zadrimes në Lezhë janë të detyruar ti tregtojnë produktet bujqësore anës supestrades Lezhë-Shkodër, por që kjo nuk është zgjidhje efikase pasi shpesh herë ata janë bërë edhe burim aksidentesh.

Me dhjetra kuintalë shalqinj dhe pjeper janë kalbur për shkak të mungeses se tregut. Fermeret thonë se ndërtimi i një tregu në këtë zonë është domosdoshmeri, pasi në kushtet aktuale prodhimet po ju shkojnë dëm, ndërsa shtojnë se ka munguar mbështetja me subvencione.

Dalim në orën 6 të mëngjesit deri në 8 të darkës. Tregu është përtokë. Ka kaluar prodhim shumë, treg s’ka, s’blen njeri. Një hektar e kisha vitin që kaloi e hodha në kanal. Të rrish këtu tërë ditën e të shesësh 10 kile bostan, është turpi i Zotit.