“Ligji për lojërat e fatit do ndihmojë familjarët e Xhafës”, ministri: Të hetojë prokuroria, s’kam lidhje

20 Shtator 2018, 18:13

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend i ka kthyer përgjigje akuzave të PD-së, lidhur me përfshirjen e familjarëve të tij në biznesin e lojërave të fatit. Basha e akuzoi sot Xhafajn nga Vlora për ligjin për lojërat e fatit. Basha tha se ky ligj do të favorizojë familjarët e vëllait të Xhafajt.

Partia Demokratike nxjerr kokën dhe hedh baltë. Këta persona shpifin se familjarët  e mi janë të lidhur me lojërat e fatit, deklaroj me përgjegjësi ligjore dhe politike. Kjo është paaftësi për një opozitë për të luajtur rolin e një opozite dinamike. Të angazhohen seriozisht kompetencat, të hetohen mbi këto deklarime. Çdo kush mund të shpif si të dojë e për kë të dojë, e të shantazhojë ministrin apo kryeministrin  e vendit. Kjo duhet të marrë fund.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Xhafaj ka komentuar edhe propozimin e Partisë Demokratike për një Vetting në politikë. Xhafaj tha se ky propozim është një ide qesharake e PD dhe se nuk ka asnjë vend në botë që politika të bëjë Vetting për vetë politikanët.

Janë forcuar përpjekjet për ndalimin e shumë personave me rrezikshmëri.  Shqipëria vijon të shkëmbejnë të dhëna me partnerët ndërkombëtar. Besimi i tyre tek Policia e Shtetit konsiderohet si institucioni më i suksesshëm në rajon. E pohoj me shumë krenari këtë sukses. Ka më pak vepra penale të regjistruara se një vit më parë. Retorika e sulmit ndaj policisë ka qëllim dashakeqëse. Në bazë të sondazheve të fundit, 78 për qind e qytetarëve besojnë  se policia e shtetit është  e besueshme. Vettingu në politikë është ide qesharake e Partisë Demokratike.  Drejtësia dhe pastrimi i saj të bëhet nga themelimi i institucioneve ligjore. Nuk ka vend në botë që politika të pastrojë politikën dhe të bëjë Vetting. Për përfshirjen e familjarëve të mi në biznesin e lojërave të fatit, ky është një mashtrim. Prokuroria të angazhohet për hetimin e deklarimeve të PD.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm