Tragjedia/ Homzhet për viktimat e Genova-s, arkivolet e dy shqiptarëve mbulohen me flamurin Kuq e Zi

18 Gusht 2018, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2018-08-18 12:32:42

Nis ceremonia shtetërore e homazheve dhe përcjelljes për në banesën e fundit të 18 viktimave të tragjedisë në Genova. Mes viktimave ndodhen edhe trupat e dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri 22- vjeç dhe Admir Bokrina 28 vjeç. Arkivolet e tyre siç duket edhe në fotot e shpërndara në mediat italiane janë mbuluar me flamurin kuq e zi. Shumica prej familjeve italiane e refuzuan ceremoninë shtetërore dhe i përcollën privatisht të afërmit e tyre.Mëngjesin e sotëm numri i viktimave të tragjedisë së Genova-s që ndodhi më 14 gusht, ku një pjesë e urës Morandi u shemb papritur, arriti në 41. Mes rrënojave u gjet një familje. “Tgcom”, bën me dije se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vajza e vogël e tyre, 9vjeçarja Krisatal. Ndërsa forcat e kërkim –shpëtmit janë të angazhuar në punën e tyre, duke vazhduar me gërmimet nën rrënojat, për të katërtën ditë radhazi.