Londër, policia në vendin ku u gjet i vrarë me thikë thikë emigranti shqiptar Edmond Jonuzi

11 Qershor 2018, 11:43

Londra e përfshirë nga një valë vrasjesh muajt e fundit, ku viktima e radhës është një emigrant shqiptar. Policia londineze thotë se Edmond Jonuzi humbi jetën nga plagët e marra pasi u godit disa herë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Turnpike Lane zonë në cilën prej vitesh jeton një komunitet i madh shqiptarësh. Jonuzi 35 vjeç humbi jetën menjëherë në vendngjarje si pasojë e disa goditje me thikë.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Policia londineze thotë se janë duke hetuar motivin e vrasjes dhe se nuk është identifikuar autori vrasjes apo të ketë ndërmarrë arrestime për vrasjen. Po ashtu policia metropolitane i ka bërë apel publikut për të ndihmuar në kapjen e autorëve.