Të rinjtë e LSI këngë ushtarake nga Jala, bëhen gati të ‘rrëzojnë’ qeverinë

25 Gusht 2018, 13:45 | Përditesimi i fundit: 2018-08-25 13:52:21

Në Jalë, aty ku LSI-ja mbledh si çdo vit të rinjtë e saj, kemi parë deputetë dhe eksponentë të kësaj force teksa këndojnë e kërcejnë, por në këtë video të postuar nga një prej aktivistëve duket se ata po bëhen gati të ‘rrëzojnë’ qeverinë.

Ndryshe nga herët e tjera, të rinjtë e LSI-së i kemi parë duke kënduar këngë si të ishin në luftë. Ata janë rreshtuar njëri-pas tjetrit si të ishin një ushtri e vërtetë. Betohen se do të mbrojnë mëmëdheun duke rrëzuar qeverinë.

Po të dëgjosh thirrjet e tyre, që i ngjajnë betimit të një ushtrie, të gjithë shqiptarët duhet të mblidhen pas burrneshës, që supozohet të jetë numri 1 i tyre, Monika Kryemadhi.

Ja teksti i betimit të të rinjve të LSI

Çohuni djem edhe vajza, se rinia është e para

Mbas burrneshës shkoni të gjithë, ta rrëzojmë këtë qeveri

Shitet det e falet toka, por shqipëria është e jona

Don piktori si Enveri, ai nuk është një burrë shtetit

Çohuni djem edhe vajza, se rinia është e para

O piktori i jeshiles, shite shokët për karrige

Saje Qorri ku je ti, Edi Rama të shiti ty

Shqipëri moj sa durove, koncesionet nuk i mbarove

Taksa këtej, taksa andej, ky piktori po na rrjep

Çohuni burra, çohuni gra, gjithë rinia ne na la

Thoni të ardhme këtu nuk gjeni, mafie këtej mafie andej

Shqipëri moj zonjë e rëndë ku do shkojë ky halli jot

Ne nuk ikim nuk të lëmë, piktori këtu nuk ka vend

Nuk ikim nga vendi jonë është e jona Shqipëria mëmë