Makinat përplasen gjatë raportimit LIVE të gazetarit të Report TV te zona e aksidentit në Kamëz

13 Gusht 2018, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2018-08-13 12:00:46

Kamëz- Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka shkuar në 'kryqëzimin e vdekjes' në Kodër Kamëz katër ditë pas tragjedisë së rëndë ku shoferja 38-vjeçare Rozona Koleci përpalsi për vdekje një 7 vjeçare dhe drejtuesin e një biçiklete.

Aty ka gjetur vetëm kaos, mungesë semafori dhe sinjalistikë, ndërsa ka mundur të regjistrojë live edhe një tjetër aksident. Teksa raportonte për asnjë masë të shtuar nga policia rrugore në këtë segment, dy makina që tentonin të kalonin këtë kryqëzim, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga ana tjetër jo vetëm drejtuesit e mjeteve rrezikojnë të përfshihen në aksidente, por edhe kalimtarët.

“Kemi frikë, por cfarë të bëjmë? E dimë për rastin e katër ditëve më parë se të lagjes jemi, por s’kemi zgjidhje tjetër”

Flet një banor i zonës