Mblidhet KQZ për organizimin e zgjedhjeve 2019, miratohet plani orientues, opozita mungon

19 Nëntor 2018, 16:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi projektvendimet, për miratimin e Planit Orientues të Veprimeve të KQZ për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 qershor 2019. Në këtë mbledhje të parë, 2 anëtaret e opozitës Hysen Omeraj dhe Vera Shtejfni nuk ishin të pranishëm.

KQZ vendosi miratimin e planit orientues, i cili parashikon të gjitha aktet të cilat duhet të nxjerr KQZ, në funkison të realizimit të zgjedhjeve, si dhe afatet, referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor, për miratimin e tyre.

Po gjatë kësaj mbledhje KQZ ka bërë verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiakë në zbatim të ligjit nr.138/2015.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak si më poshtë: Qarku Tiranë, Bashkia Kamëz, zj. Marsela Hysa,  Qarku Dibër, Bashkia Klos, zj. Marime Ademi, Qarku Kukës, Bashkua Tropojë, z. Gjovalin (Xhovalin) Bibaj