Mbrëmje shqiptare në Torino/ Raki, verë, ushqime dhe muzikë shqiptare

21 Shtator 2018, 21:18

Ka startuar në Torino të Italisë eventi ndërkombetar i gastronomisë i titulluar salloni i shijes, ku po marrin pjesë 50 prodhues të ndryshem nga Shqipëria.

Si pjesë e këtij eventi u organizua dhe Festivali i kuzhines mesdhetare, ku vendi jonë u prezantuar nga kuzhinieri i njohur, Altin Prenga. Ky i fundit organizoi një mbrëmje të veçantë, duke sjellë artin e gatimit tradicional shqiptar. Me muzikë shqiptare në sfond, me verë e raki të pranishmit shijua ushqimet e gatuara nga duart e shef Altinit.

Në këtë event merrnin pjesë Presidenti themulues i Slow Food International Carlo Petrini, Ambasadorja e Shqiperise në Itali Anila Bitri, si dhe shumë shqiptar. Kuzhinieri i Njohur Altin Prenga u shpreh se është mjaft e domosdoshem promovimi i gastronomisë shqiptare në Itali, pasi këto dy vende janë mjaft te lidhura me njëra-tjetrën. 

Mendoj që është interesant për t’u provuar. Madje edhe për emigrantët që jetojnë këtu.

Altin Prenga, shef kuzhine 

Ky event u vlerësua maksimalisht edhe nga Ambasadorja e Shqiperise në Itali Anila Bitri. 

Përgëzoj Altinin sepse na përfaqësoi drejt. Jemi një komunitet që dimë të shijojmë.

Anila Bitri, Ambasadore e Shqipërise në Itali

Më herët u oganizua dhe një takim ku ke fokus të diskutimeve ishte harmonia fetare. Në panairin “Salloni i Shijes” i cili organizohet nga “Slow Food” marrin pjesë përfasues nga te gjitha shtetet e botes, ndërsa në fokus është promovimi i gastronomisë të çdo vendi.

ke.mu.

shqiptaret

 

Torino

 

mbremja

Komento

Lajme të tjera

'Më jep paratë, ndryshe vjen shqiptari dhe...', kjo është forma më e fundit e kërcënimit në Itali

Lëviznin me 800 kg marijuanë në furgon, arrestohen dy shqiptarët në Itali (EMRAT)

'The Sun' artikull aktivitetit kriminal të shqiptarëve në Angli: Janë arrestuar 140 trafikantë

Trafikuan 1. 5 ton kanabis dënohet me 1 shekull burg banda shqiptaro-greke

“Tsipras është çam“, historiania Elena Kocaqi bën deklaratën e fortë në Report Tv: Grekët janë shqiptarë!

Fiera del Levante, mungesë totale e institucioneve dhe zyrtarëve nga Shqipëria