Në kulmin e debateve tek ‘Veprimtaria Prodhuese’/ Deputeti i PDIU kapet mat, sheh sport në celular (VIDEO)

18 Shtator 2018, 16:50

 

Ndërsa u pranua dekreti i Presidentit Meta për ndryshimet në ligjin e Teatrit, duke iu hapur rrugë garimit të kompanive të tjera në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese pati edhe debate. Akuzat plasën mes deputetes Albana Vokshi dhe Kryetarit të Komisionit Eduard Shalsi, por ai që ra në sy dhe dukej pothuajse i pashqetësuar ishte Dritan Bici, deputeti i PDIU-së.

I ulur në tyrezë bashkë me kolegët e tjerë, Bici jo vetëm nuk ka denjuar të bëhet pjesë e diskutimeve, por e ka parë të udhës të shohë diçka tjetër. Report Tv ka siguruar videon e momentit kur deputeti zgjedh të shohë në celularin e tij një video sporti. Të gjithë e dimë se futbolli është më relaksues se politika, por, deputeti Bici para së gjithash duhet të bënte detyrën.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese pranoi sot dekretin e Presidentit Meta për ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar. Opozita theu bojkotin duke marrë pjesë në komision, por dekreti u miratua vetëm me votat e shumicës. Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi deklaroi se PS ka përgatitur një draft të ri me ndryshimet duke i kërkuar mendimin e Autoritetit të Konkurrencës.

ma.nd.

futboll

 

Komisioni i Veprimtarise Prodhuese

 

dritan bici

 

celular

Komento

Lajme të tjera

Pranohet dekreti i Metës, hapet gara për Teatrin Kombëtar/ Report Tv siguron draftin

Teatri Kombëtar, nesër mblidhet 'Veprimtaria Prodhuese' për përcaktimin e procedurës së kontratës

Idrizi iku i vetëm te PD, deputeti i PDIU ironizon: Po 'fluturon' për të gjetur vetveten

VIDEO-FOTO/ 'Iphone 5' fshehur në këpucë, arrestohet gardiani që tentoi ta fuste në burgun e Fushë-Krujës (EMRI)

Shqiptarët shpenzojnë kohën në celular, konsumuan 46 për qind më shumë internet

Shqiptarët të “fiksuar” pas celularit, mesatarja e bisedave për një muaj (Statistikat)