Ngritja e KLP dhe KLGJ, brenda shkurtit krijohet SPAK, Vishaj: Në ‘sitë’ krime që nga viti 1991

15 Dhjetor 2018, 14:30

Pas krijimit të Këshillit të lartë të prokurorisë dhe atij gjyqësor i vjen radha ngritjes brenda shkurt 2019 dhe prokurorisë e Gjykatës Speciale.

Sipas kreut të avokatëve penalist Saimir Vishaj, njëherazi Anëtar i Këshillit të Monitorimit të Institucioneve të Drejtësisë, SPAK, do të ketë hapësirë për të hetuar zyrtarë të lartë për vepra penale që datojnë nga 1991.

Këtë deklaratë Vishaj e bëri nga aktiviteti “Toga e Artë” e avokatëve penalistë ku sipas tij me ndryshimet ligjorë avokatët duhet të rriten profesionalisht.

Me çmimin “Toga e Artë” për këtë vit u vlerësuan avokatët Përparim Noka, Ylli Kamberi, Eni Cobani, Ndre Molla, Liljana Tangu.