Noregjezi gjest të pazakontë, vjen si vullnetarë në Lezhë

25 Prill 2018, 16:00

Ka udhëtuar nga Norvegjia, por natyra dhe pamja atraktive e ka shtyrë Nils Anderson të bëhet vullnetar për të punuar tokën në një fermë në zonën e Fishtës në Lezhë. Prej disa ditësh ai është bërë pjesë e puntorëve të fermës dhe ndihmon vullnetarisht për të kryer punë të ndryshme në bujqësi. Për Anderson puna në bujqësi është shumë më e mirë se të shkojë në palestër.

Në pamje të parë duket si një fermer i thjeshtë shqiptar, por në realitet nuk është kështu. Nils Anderson ka udhetura nga Norvegjia drejt Shqipërisë për turizëm, por që me dëshirën e tij ka kërkuar që të bëhet pjesë e vullnetarizmit. Ai u ndal në fshatin Fishtë të Lezhës dhe mikpritëse për të u bë ferma e Mrizit. Prej ditësh po kryen punë të ndryshme në bujqësi, duke sjellë një kulturë të re në këtë zonë. Nils Anderson thotë se Shqipëria është një vend mjaft tërheqës, ndaj ka vendosur që të japë kontributin e tij në sektorin e bujqësisë.

"Unë kam ardhur prej disa ditësh nga Norvegjia dhe jam stacionuar këtu në fshatin Fishtë. Shqipëria është një vend fantastik dhe po merr një zhvillim të jazhtëzakoshem edhe sektori i bujqësisë. Ndaj dhe unë vendosa që të jap kontributin tim, që të jap frymë pozitive në këtë drejtim” – tha ai.