Pamjet me dron nga protesta e studentëve para Kryeministrisë

13 Dhjetor 2018, 15:22

Turma e studentëve protestuesë është zhvendosur para Kryeministrisë, pas 4 orëve proteste tek Parlamenti. Shqiptarja.com sjell pamje me dron nga studentët, dhe shihet përmasa e protestës në terren. Studentët protestuan për disa orë para Parlamentit, dhe nuk pranojnë hapjen e një dialogu me qeverinë, pavarësisht këmbënguljes së kryeministrit Edi Rama.