Shkodër, rrufeja godet tre persona në arë, vdes gruaja, plagosen dy të tjerët

17 Korrik 2018, 15:38 | Përditesimi i fundit: 2018-07-17 17:35:50

Rrufeja godet tre persona në arë, në fshatin Sukë në Dajç të Shkodrës, të cilët ishin duke punuar tokën në momentin që u goditën nga rrufeja ditën e sotme. Ka ndërruar jetë një nga personat e plagosur nga rrufeja, Veronika Luka 53-vjeçe, banuese në fshatin Sukaj, për shkak të djegieve të shumta që ka marrë në disa pjesë të trupit të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen. 

Mësohet se tre personat ishin duke punuar tokën në momentin kur rrufeja ka goditur në një karrocë, e cila ndodhej fare pranë tyre. Në pamje shihet edhe zjarri i shkaktuar në shkarkimi i elektricitetit të shkarkuar nga rrufeja. Ndërkohë të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Rajonal të Shkodrës, ndërsa gruaja humbi jetën rrugës për në spital dhe trupi i saj u dërgua në morgun e spitalit të Shkodrës. 
Dy të tjerët N.V. rreth 60-vjeç, dhe C. L. rreth 50-vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë zbulohet identiteti i njërit prej të plagosurve, Ndoc Vija.