PD në shtëpinë e të plagosurit në Lushnje, Salianji: “Të bëhemi zot të vetes, të mbrohemi nga bandat

15 Shtator 2018, 14:41

Tiranë- Haxhi Lika, 77-vjeçari i plagosur një ditë më parë në aksionin e RENEA-s në banesën e tij në Remas të Divjakës flet për herë të parë. Nga shtrati i Spitalit të Traumës, aty ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme, i moshuari thotë se ishte duke veshur pantallonat kur një plumb përshkoi dritaren dhe e prekur në kokë.Në banesën e tij shkuan sot për vizitë edhe Sekretari i Aksionit Qytetar, deputeti Ervin Salianji dhe Kryetari i PD se Lushnjës, deputeti Myslym Murrizi. Familjarët e të moshuarit të pafajshëm, të goditur me plumb në kokë nga policia, treguan keqtrajtimin dhe ushtrimin e dhunës pa asnjë shkak.