PD nxjerr një tjetër video, Boçi: Kryetari i Gramshit u provokua dhe u mor zvarrë

21 Korrik 2018, 16:27 | Përditesimi i fundit: 2018-07-21 16:29:31

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas videos së publikuar ku kryetari i degës së PD, në Gramsh ofendon dhe kërcënon policët. Ai publikon një tjetër video nga ngjarja, që pretendon se është e plota dhe ku sipas tij efektivët e provokuan Elmaz Harunin.

Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurês, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.

Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.

U rrethua, u dhunua, u bllokua në makinën e tij e më pas e morën zvarrë, (sic e sëshmon video) pa asnjë shkak nga policia politike dhe reagoi.

Manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me cdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.