Pensionet, si mund të sigurohen vitet e humbura pa kontribute

23 Qershor 2018, 11:04

Qytetarët shqiptarë në vitet e para të tranzicionit në shumë raste kanë punuar për vite me radhë “në të zezë|, pra për ta nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore. Po kështu, kjo ka ndodhur me një numër shumë të madh emigrantësh, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.

Të dy këto kategori rrezikojnë të mbeten pa pensione pleqërie. Përballë këtij fakti, Instituti i Sigurimeve Shoqërore krijon mundësinë që, nëpërmjet pagesës vullnetare, të plotësohen muajt dhe vitet që mungojnë, në mënyrë që dikush të përfitojë pensionin kur të arrijnë mkoshyën e parashikuar me ligj.