'Po iki, mos më kërkoni'/ 29-vjeçari nga Vlora lë një letër në shtëpi dhe zhduket prej 5 ditësh

20 Maj 2018, 22:05

Një 29-vjeçar është zhdukur prej 5 ditësh duke humbur kontaktet me familjen. Ai është Kleant Çela. Në momentin që është larguar nga banesa ka lënë një letër për familjen dhe të fejuarën, ndërsa nënës i ka thënë se do të shkoj në spital, pasi 'kam probleme me kurrizin dhe do të vizitohem'.

Disa minuta, pasi doli nga banesa me makinën e tij tip 'Benz' me targa AA 514 MP, paraditen e 15 majit, nëna Mbaresa Çela tregon se e ka marrë në telefon, ndërsa ai i ka thënë se është në spital. Por herën e dytë që nëna e ka marrë ai nuk e ka hapur më telefonin duke e fikur.

Pasi nëna gjeti letrën në banesë dhe nga spitali mohuan qw ai tw kishte qenw pwr t'u vizituar, bëri denoncimin në polici, por sipas saj nga blutë e qytetit bregdetar nuk kanë nisur kërkimet. Në letër, Kleanti njoftonte familjen se do të ikte nga Shqipëria, ndërsa i kërkonte që të mos e kërkonin.  

Do të iki përgjithmonë jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, iu uroj gjithë të mirat

Letra e Kleant Çelës për familjen
Në një lidhje telefonike për Report Tv nëna i bën thirrje që të telefonojë dhe të njoftojë se është mirë, pasi nuk duan asgjë tjetër.