Presidenti Ivanov nuk e pranon marrëveshjen e emrit me Greqinë

13 Qershor 2018, 20:45

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë për emrin.

Ivanov e ka cilësur marrëveshjen si të dëmshme dhe të keqe për vendin dhe historinë 73 vjeçare.

Kreu i shtetit maqedonas tha se procesi i negociatave ka qënë jo-transparent kurse Qeveria nuk ka pasur guxim për të bashkëpunuar me aktorët e tjerë në vend.

“Bashkimi Evropian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe”, tha Ivanov.

Ivanov tha se ishte i vendosur në vendim e tij dhe nuk do të ndryshojë qëndrim.