Presidentja kroate shpallet ‘Nderi i Beratit’

19 Korrik 2018, 23:23

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç ka vizituar qytetin e Beratit e shoqëruar nga homologu shqiptar Ilir Meta. Qytet, i cili e ka nderuar me titullin qytetare nderi me motivacionin “Model i frymëzimit të humanizmit dhe përfaqësuese e një populli mik që vlerëson kontributin e shqiptarëve për lirinë dhe tolerancën” .

Në fjalën e saj presidentja kroate është shprehur se nuk mund të kishte zgjedhur vend më të mirë për t’u nderuar sesa qyteti i mbrojtur nga UNESCO.

Është kënaqësi e veçantë për mua që të më jepet titulli qytetare nderi e Beratit një ceremoni shumë e gezueshme për mua. Berati është vërtetë një thesar i çmuar një thesar i mbrojtur nga trashëgimia kulturore e UNESCO-s. Nuk mund të kisha zgjedhur një vend më të mirë për t’u nderuar se sa si ky i UNESCO-S. Ne do t’ju mbështesim për të hapur negociatat për Shqipërinë.

Kolinda Grabar-Kitaroviç, presidente kroate