Protesta, nis marshimi i studentëve në Shkodër

11 Dhjetor 2018, 09:24

Paralelisht me protestën e studentëve që do të zhvillohet në Tiranë sot në orën 10:00, studentë të Universiteteve në rrethet Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Elbasan, Durrës dhe Sarandë po protestojnë në rrethe, ndërkohë që disa autobusë nga këto qytete janë nisur drejt Tiranës për të protestuar.

Protestës i janë bashkuar edhe gjimnazistë. Protestuesit kanë marshuar në rrugë si edhe kanë bojkotuar orët e mësimit.