Protesta, studentët zhvendosen nga parlamenti te kryeministria

13 Dhjetor 2018, 15:04

TIRANE - Qindra studentë e kanë zhvendosur protestën përballë selisë së kryeministrisë, pasi protestuan rreth tri orë përpara Parlamentit, ku u zhvillua seanca plenare e të enjtes. Në ditën e 10-të të protestës, ata e spostuan protestën nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit, përpara godinës ku do të diskutohej për amendamentet e dorëzuara nga LSI-ja për arsimin, të cilat u rrëzuan nga shumica parlamentare.