Rama dhe Balla shpërthejnë në të qeshura, Basha: 'Ai që qesh më shumë, para droge me Toyota Yaris'

21 Qershor 2018, 13:25 | Përditesimi i fundit: 2018-06-21 13:56:02

Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit foli për shqetësimin e Gjermanisë, skeptike sipas tij për t’i dhënë 'ok' hapjes së negociatave me Shqipërinë. Basha tha se opozita ka ndikuar pozitivisht, e në atë moment në sallë pati të qeshura, mes tyre edhe kryeministri Rama e Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai që zgërdhihet më shumë aty ishte edhe para tre ditësh në Gjermani. Të kanë zbuluar “Toyota Yaris” o zgërdhitës me 1,5 milionë euro të drogës brenda, vazhdo qesh zgërdhitës. Shkonte në Gjermani ju thoshte ne s’kemi probleme, s’kemi drogë, korrupsioni po luftohet”,- tha ai.