Rama llogaridhënie në Himarë: Kthesa në ekonomi dhe punësim ka nisur

22 Qershor 2018, 23:23

Kryeministri Edi Rama deklaruar gjatë dëgjesës në kuadër të ‘Llogaridhënies’ se janë 11 milionë euro në dispozicion të atyre që do të shpalosin projektet për agroturizëm. Rama u shpreh se  turizmi është një sektor ku qeveria do investojë direkt, jo me kredi, por me para në dorë.

Në çmimin që mori sheshi ‘Skënderbej’ ishin dhe 25 finalistë me projektet e përzgjedhura, i Lungomares dhe i shëtitores së Himarës. Kjo gjë flet për impaktin që këto projekte kanë jo vetëm për komunitetin, por edhe për imazhin e vendit tonë. Kthesa në ekonomi dhe punësim ka nisur. Turizmi është motori kryesor i zhvillimit. Fshatrave të Jugut po u japim atë që u ka munguar, imazhin e bukur. 11 milionë euro në dispozicion për t’u investuar për projekte individuale, familjare apo në grup për agroturizmin.

Edi Rama
Gjatë dëgjesës pati edhe disa debate mes banorëve dhe Ramës, për pronat, punësimet dhe probleme të tjera që i shqetësojnë. Ndërsa nuk munguan edhe batutat me banorët, pasi kryeministri është nip në Vuno.