"RENEA qëlloi babain", djemtë e Haxhi Likës për Report TV: S’kemi lidhje me Laert Haxhiun

15 Shtator 2018, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2018-09-15 15:41:06

Djemtë e Haxhi Likës, të plagosurit në aksionin e RENEA-s flasin për Report TV një ditë pasi u shoqëruan në polici. Në një intervistë për gazetarin Dricim Caka, ata deklarojnë se nuk kanë asnjë lidhje me Laert Haxhiun, apo personin tjetër që kërkonte RENEA, Orgest Bilbili.

Alberti dhe Martini i qëndrojnë versionit që policia ka plagosur babanë e tyre dhe duan që për këtë t’ju kërkohet falje.

Ata shtojnë se është e vërtetë që babai i tyre ka pasur çifte por nuk pranojnë që ai të ketë qëlluar me të në drejtim të policisë.