Tiranë, radhë të gjata te kolaudimi i makinave, ankohen qytetarët

25 Qershor 2018, 09:27 | Përditesimi i fundit: 2018-06-25 09:30:48

TIRANE- Radhë të gjata për të bërë pagesën e kolaudimit të makinave. Qytetarët ankohen për funksionimin e vetëm një sporteli për të bërë pagesën e kolaudimit.

Ata e cilësojnë skandaloz shërbimin, ndërsa kërkojnë që kompania SGS që ka marrë koncesinarin e kolaudimit të përmirësojë kushtet.

Report Tv sjell pamjet nga pika e kolaudimit, ku duket qartësisht radha e gjatë e qytetarëve që presin për të marrë shërbimet, ndërsa punohet me vetëm  një sportel.