Speciale/ Qelia “VIP” Report TV sjell pamjet ekskluzive nga burgu i Reçit në Shkodër

5 Gusht 2018, 14:53 | Përditesimi i fundit: 2018-08-05 15:03:48

324 efektiv policie në burgun e sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës aktualisht kujdesen vetëm për një maçok të quajtur Miço.

Miço është i pari banor nga jashtë sistemit që ka patur akses të futet brenda gardhit me tela me gjemba dhe mureve të larta të betonit që përshkruajnë perimetrin e sigurisë në këtë ambjent të inaguruar vetëm pak ditë më parë.

Ky burg është ndërtuar për të akomoduar persona të paraburgosur dhe të dënuar nga ata për krime ordinere deri tek të burgosurit VIP, të cilët do të priten me kushtet e një hoteli me “4 yje”.Gazetari i "Report Tv" Arsen Rusta, ka vizituar ambientetet e brendshme të këtij institucioni duke ju sjellë për herë të parë pamjet ekskluzive nga ato çka nuk është transmetuar deri më tani e deri tek pamjet e qelisë VIP me tualet privat, aspirim, kondicionim, sistem alarmi, e deri tek pajisja që dedekton dhe bllokon valët e telefonisë ceululare.

Specialen mbi qelitë "VIP", ambintet e brendshme dhe funksionimin e këtij institucioni do ta ndiqni pas çdo edicioni lajmesh në "Report Tv".