Rikonstruksioni i autostradës Tiranë Durrës, krijohen radhë të gjata me automjete në rrugën e Rinasit

11 Qershor 2018, 11:54

Një situatë kaotike është krijuar nga trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, për shkak të devijimit të qarkullimit të mjeteve nga punimet e nisura sot në segmentin e parë rrugor Kashar-Vorë.

Siç shihet nga fotot dhe që sjell Report Tv, është krijuar një radhë kilometrike mjetesh në rrugë, kryesisht në rrugën për në Rinas, e cila siç duket është bllokuar plotësisht nga vargu i gjatë i makinave.
Gjithashtu, probleme të mëdha janë shfaqur edhe në rrugën për në veri, ku ata që ju është dashur të dalin nga Tirana për në qytetet veriore janë përballur me një situatë kaotike trafiku.