Rruga e amortizuar e kalasë në Borsh, banorët: Paguajmë taksa, por nuk marrim shërbim

18 Qershor 2018, 17:41

Rruga që të çon në kalanë e Borshit, por edhe në fshatin Fterr është tërësisht e amortizuar. Edhe pse shpesh është ngritur si shqetësim nga banorët ajo vijon të jetë e tillë. Në kohë fushate nuk kanë munguar deklaratat për një shtrim të mundshëm të saj, por gjithçka ka mbetur në saj të premtimeve.

Banorët e Borshit thonë se lagjia Kala e ka mjaft të vështirë për të shkuar në shtëpitë e tyre, por edhe turistët, të cilët janë të shumtë, detyrohen të ecin me këmbë ose të marrin kafshë me qera. Borshiotët shprehen se taksat i paguajnë në çdo moment, por deri tani nuk po marrin asnjë shërbim nga ana e shtetit.