Rruga e plazhit të Bizës e amortizuar, banorët: Këtu kalohet vetëm me hajvanë, kjo është mirëqenia e zonës!

17 Gusht 2018, 17:46

Prej vitesh aksi rrugor që lidh njësinë administrative të Ishmit me plazhin e Bizës në rrethin e Durrësit është lënë tërësisht jashtë vëmendjes së autoriteteve shtetërore. Sipas banorëve në këtë segment rrugor prej 5 km nuk është ndërhyrë prej 28 vitesh. Ata thonë se zona e tyre vizitohet nga politikanët vetëm në kohë zgjedhjesh, e sapo mbarojnë ato gjithçka kthehet si më parë. Të vetmet mjete që mund të kalojnë janë fuoristradat dhe motorçikletat, ndërsa gjendja e këtij segmenti ka bërë që numri i turistave që frekuentojnë plazhin të jetë shumë i ulët.

Rruga këtu është e pakalueshme, vetëm me hajvanë ose motorçikletë. Kjo është mirëqenia e zonës së Ishmit. Këtu do ishin me mijëra njerëz, shteti këtu s'ka vënë fare dorë. 
Rrugë skandaloze, kush e ka përdorur ta rregullojë. S'kemi takat për gjendje luksoze.

Banorët e zonës

Përveç gjendjes skandaloze të rrugës që të çon drejt plazhi të Bizës një problem tjetër mbetet edhe ndotja e kësaj pjese të bregdetit. Pavarësisht kërkesave të herë pas hershme nga banorë akoma nuk është marrë asnjë masë per rehabilitimin e kësaj zone.

f.g.

Ishëm

 

rruge

Komento

Lajme të tjera

Abuzimi me pronat në Ishëm/ Në gjyq ish-kreu i komunës dhe 7 persona të tjerë

Policia vendos radarë, këto janë rrugët ku duhet të bëni kujdes

Gjeti në rrugë zarfin plot me euro, i moshuari bën gjestin fisnik

Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” në Kashar

Aksi Korçë-Polenë në gjendje të amortizuar, banorët: Shteti të ndërhyjë për këtë rrugë