Sarandë, gomonia e vjedhur e italianit gjendet në grykëderdhjen e Bistricës

16 Gusht 2018, 12:44 | Përditesimi i fundit: 2018-08-16 14:11:34

Sarandë- Mëngjesin e sotëm policia e Sarandës ka bllokuar një gomone në grykëderdhjen e lumit Bistricë. Gomonia ishte e gjatë 7 metra ndërsa rezulton të kishte ardhur nga Greqia.

Burimet policore konfirmojnë për Shqiptarja.com dhe Report Tv se mjeti ishte vjedhur në Paksos të Greqisë më 13 gusht. Pronari i saj ishte një shtetas italian.

Sipas të dhënave të para të policisë dyshohet se mjeti i shpejtë do përdorej për trafik lëndësh narkotike.