Shkodër, hapen dyert e mortit te familja e Edi Bokrinës, shqiptarit që humbi jetën në Genova

Shkodër- Tragjedia e Genovës ka shënuar edhe dy shqiptarë të vdekur mes 37 viktimave në total. Familja e njërit prej viktimave, Edi Bokrinës, 32 vjeç, nga Shkodra ka hapur dyert e mortit.

Familjarët e tij kanë folur për 'Report Tv' dhe kanë dhënë detaje shtesë për të riun. Edi Bokrina në Shqipëri njihet me emrin Admir Bokrina. Bokrina jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe vetëm një ditë para vdekjes ka festuar 3 vjetorin e martesës.

32-vjeçari jetonte në Itali që prej vitit 2000 bashkë me familjen. Në momentin e lajmit të vdekjes së tij, në Itali ka qënë vetëm i vëllai me bashkëshorten, ndërsa prindërit, të cilët ndodheshin në Oblikë për pushime janë nisur me urgjencë drejt Genovas.

 

Lajmi i vdekjes së tij është marrë nga familjarët rreth mesnatës, ndërsa në Oblikë janë hapur dyert e mortit.