“Shkuat për të blerë bukë dhe kek tek kasapi”, përfaqësuesi i ONM-së replikon me prokurorin Hoti

Gjatë seancës dëgjimore të KPK-së, përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs, ka replikuar me prokurorin Hoti, ku i ka thënë se Hoti, po përpiqet të shesë këtë skenar panelit të KPK-së.

Replikat e ONM-së me Hotin:

Teo Jacobs: Unë do shkojë për të blerë bukë dhe kek, por do shkoj t’i blej tek kasapi. Zoti Hoti, ju po përpiqeni t’ia shisni këtë skenar panelit. Këtu duhen thënë të vërteta. Ju s’keni patur kursime dhe thoni që në vitin 2007, përdorët kursimet e vitit 2005, që nuk i deklaruat në vitin 2006. Morët një kredi prej 70 mijë euro, dhe kjo kredi kaloi në llogarinë personale të administratorit të kësaj kompanie.

Julian Mërtiri, avokati i Hotit: Kërkoj që pyetjet e përfaqësuesit të ONM të shkruhen në kontekstin e realitetit shqiptar.

Prokurori Bujar Hoti: Kam 32 vite që punoj si hetues. Askush s’ka kurajo të më kërkojë anën morale dhe ekonomike. Kam standart dhe jam përplasur me grupe kriminale të ndryshme. Kam mbuluar mbi 60% të Shqipërisë, dhe për këto jam shpërblyer. Moto kam vetëm punën, e s’kam asnjë vërejtje apo ankesë.

f.g.