Shpërndanin kanabis te 'Ali Demi', arrestohen te studio e tatuazheve, sekuestrohet dhe fishekë

18 Gusht 2018, 12:06

TIRANË- Në kuadër të operacionit policor të koduar me emrin “Tattoo”, arrestuan në flagrancë: Armando Behari, 24 vjeç, banues në Tiranë., dhe Xhevit Bogdani, 21 vjeç, banues në Përrenjas. Si dhe u procedua në gjendje të lirë: O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të  Armando Behari, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe bashkëpunëtori i tij,  Xhevit Bogdani, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.

Po këshu gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa

- 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm

- 2 aparate celularë

- 1 dorezë metalike

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të personave të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”.