Me siguri të gjithë jeni gjendur përpara dilemës se çfarë dhurate ti bëni dikujt që keni përzemër. Një datë e veçantë po afrohet dhe ju ende nuk keni gjetur diçka që mund ti përshtatet personit që kërkoni ti bëni dhuratën. Shpeshherë gjërat e veçanta janë më të bukura dhe nuk kanë nevojë për shumë shpenzime, mjafton të jenë të mbushura me dashuri. Një të tillë na e tregon Romina. Edhe pse e re në moshë, ajo ka zgjedhur që kohën e lirë ta kalojë duke bërë dhurata të personalizuara, ashtu si kjo tortë prej kartoni të cilën na e tregon hap pas hapi se si realizohet.
Për realizimin e kësaj dhurate na nevojiten disa mjete që mund ti gjejmë fare lehtësisht në çdo kancelari. Një fletë kartoni A4, vizore , gërshërë, lapsi, ngjitës, shirit dhe disa lule dekorative.
Pasi ka siguruar mjetet, Romina nis menjëherë nga puna dhe në të njëjtën kohë na tregon edhe rastet se kur është më e përshtatshme kjo dhuratë.
Përveç kësaj torte prej kartoni, Romina di të realizojë edhe shumë punime të tjera të cilat i ka marrë me vete dhe na i tregon njërën pas tjetrës.