Simpozium në Vlorë, Peza: Nermin Vlora vërtetoi se gjuha jonë rrjedh nga gjuha ilire

20 Tetor 2018, 16:56

Simpoziumi i V-të ndërkombëtar “Lashtësia historike e popullit shqiptar dhe gjuhës shqipe” u zhvillua sot në bibliotekën “Shefqet Musaraj” në Vlorë.

Historianë, studiues të gjuhës shqipe edhe arkeologë nga Shqipëria, Kosova, Turqia dhe Europa kanë diskutuar për vjetërsinë e gjuhës shqipe. Diskutimet u fokusuan tek faktimi i lidhjes së pellazgëve të lashtë me ilirët dhe shqiptarët e sotëm. Profesor Luftulla Peza flet për kontributin e Nermin Vlorës në gjuhën shqipe 

Vlora ka lindur edhe njerëz të tjerë të shquar. Nermin Vlora lindi dhe kaloi në Vlorë, për të vijuar në Tiranë edhe Romë, pa harruar asnjëherë vendlindjen e vet. Kjo dijetare e madhe qe e para në histori, që vërtetoi shkencërisht se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha ilire edhe përgatiti dokumentet bazë për këtë. Është në ndër të Bashkisë që të ngrejë Institutin Nermin Vlora në Vlorë. 

Profesor. dr. Luftulla Peza