Sot dhe nesër reshje shiu në gjithë vendin, në fundjavë vjen i nxehti afrikan

23 Maj 2018, 17:34

Paqëndrueshmëria e motit do të sjellë reshje shiu, por edhe temperatura të larta. Në një intervistë për Report TV, meteorologu Metodi Marku tregon se e mërkura pasdite dhe dita e nesërme në paradite do të ketë reshje shiu.

Duke përjashtuar ditën e sotme dhe ditën e nesërme, më pas në fundjavë dhe në ditët e para të javës që vjen ne presim që të kemi një skenar ditor ku pjesa e parë e ditës ka probabilitete të larta që të jetë e kthjellët, ndërkohë që pjesa e dytë duhet të bëhet kujdes nga qytetarët për arsye se mund të ketë kondeksion lokal dhe reshje të pasdites, të cilat mund shoqërohen me shtrëngata, por edhe me ngarkesa elektrike.

Meteorologu Metodi Marku